Pak minuta për Beqirajn në disfatën e Malit të Zi

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj ka luajtur pak minuta për Malin e Zi që të martën mbrëma u mposht si vendas. Norvegjia fitoi 1:0 në Podgoricë, në kuadër të grupit G të kualifikimeve për Botërorin 2022. Alexander Soerloth shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 35-të.

Beqiraj, që mban rekordin për paraqitje te Mali i Zi, u aktivizua në minutën e 88-të në vend të Adam Marushiqit. Futbollisti me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq luajti deri në minutën e 81-të për Malin e Zi. Mali i Zi kishte fituar dy ndeshjet e para dhe është në vend të tretë në grup me 6 pikë. Ky grup vlerësohet shumë i fortë. Turqia udhëheq me 7 pikë, ndërsa nga 6 pikë i kanë Holanda, Mali i Zi e Norvegjia. Pasojnë Letonia e Gjibraltari.