Seb Bytyqi vetëm pak ditë më parë është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim. Zgjedhja e tij nuk kishte kaluar pa debat nga deputetët, e sidomos nga ata të PDK-së.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, kishte thënë se emërimi i tij është bërë pa kriter.

Profesori Seb Bytyqi ishte përzgjedhur nga ministria e Arsimit, për anëtarë të Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KShC), por profesori Bytyqi para vendimit të ministres së Arsimit, Arberie Nagavcit, nuk ishte i rekomanduar nga Komisioni për vlerësimin e anëtarëve të Bordit të KShC-së.

Hoxha në seancë kishte thënë se Bytyqi ishte profesor i rregullt edhe në Angli edhe në RIinvest në Kosovë, që, sipas saj, në ligj shkruan që anëtari nuk guxon të ketë dy pozicione të rregullta, “Nëse flasim për një person që është bartës i një programi në RiInvest dhe bartës i një programi në Winchester, pra është e pamundur me qenë në të dy vendet në të njëjtën kohë”, kishte thënë Hoxhaj.

Por, Bytyqi që mori shumicën e votave të deputetëve të Vetëvendosjes, po del të jetë i afërt me deputetë të kësaj partie, raporton GazetaScanner.

Ai del shpesh në lokale me deputetë të kësaj partie, ndërkaq Scanner ka siguruar një foto ku ai shihet në shoqërinë e dy deputetëve, që janë edhe kryetar të komisioneve, Armend Muja, kryetar i komisionit për Buxhet dhe Financa dhe Ardian Gola, kryetar i komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, pak kohë pasi u zgjedh anëtar i Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim.