Pajtohen dy familje të njohura në Pejë, pamjet i publikon Daut Haradinaj

Familja Çeku dhe Ahmeti nga Jabllanica, kanë shtrirë dorën e pajtimit për njëra-tjetrën.

Kështu ka njoftuar ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Në pamje shihet edhe Agim Çeku.

” Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica.

Si gjithmonë, Samiu dhe familjarët e Gjeneral Çekut po dëshmojnë se janë me zemër të madhe shqiptare.

Respekt për ju!