Deputeti i AAK-së

Paga mbi 7 mijë euro e Gani Jakupit, Tahiri: Heshtja e Qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, paguhet mbi 7 mijë euro në muaj.

Tahiri thotë se “heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik”.

“Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni”, thuhet në reagimin e tij.

Ndryshe, sot ministrja e MPJD-së, Donika Gërvlla e ka quajtur modeste pagesën e Gani Jakupit.

“Jam shumë krenare që në këtë shumë modeste e cila nuk është pagë mujore, por që i përfshin shpenzimet e projektit njëvjeçar, në Afrikë e në shtete tjera…me shumë kënaqësi vij e ju tregoj këtu për këto kontrata. Në vend që të hidhet baltë në imazhin e personaliteteve të rëndësishme, ky vend do të duhej t’i falënderonte ata për përkushtimin. Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë mister rreth kontratës që është lidhur në misionin tonë”, kishte deklaruar ministrja.