Padia/Haradinaj nuk lëviz asnjë milimetër: Edi Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës

Në një intervistë për emisionin “Çim Peka LIVE”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me padinë e para pak ditëve të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij dhe projektit për ndarjen e Kosovës, është shprehur  për shefin e qeverisë në Tiranë, “më së pakti është injorant”.

Sipas tij, Rama është angazhuar maksimalisht në ndarjen e Kosovës.

“Duke patur angazhimin e tij direkt për ndarjen e Kosovës, është i pakuptimtë dhe i padrejtë. Derisa edhe ministri I jashtëm I iku. Ka qenë aktiv në këtë temë dhe ka qenë veprim shumlë I dëmshëm për interesin e Kosovës. Nga zori jam detyruar të dale kundër dhe nuk jam bërë pishman. E kam mbrojtur Kosovën. Jam I habitur me angazhimin e tij deri në lobingje anë e mbanë e botës për të arritur në ndarjen e Kosovës. Do flas hapur, por kursehem ndaj bashkëkombasve, jo ndaj Ramës”, shtoi Haradinaj.