Një super-luftë midis Manny Pacquiao dhe Conor McGregor është zhvendosur një hap më afër pasi Pacquiao nënshkroi një marrëveshje me ekipin e McGregor, Paradigm Sports Management.

Para se të kthehej në UFC, McGregor pretendoi se ishte afër nënshkrimit të një marrëveshje për të luftuar me legjendën e boksit Pacquiao.

Menaxhmenti ka njoftuar tani nënshkrimin e Pacquiao, 40 vjeç, përpara fazave të fundit të karrierës së tij, ndërsa ata marrin përsipër “përpjekjet e tij komerciale dhe konkurruese”, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja i afron dyshën më pranë dhe rrit shanset për mbylljen e negociatave për një luftë në vitin 2020.

Duke shpallur marrëveshjen në rrjetet sociale, Paradigm Sports Management tha: “Jemi shumë të ngazëllyer të njoftojmë që Manny Pacquiao ka nënshkruar me PSM për përfaqësim të plotë të shërbimit!”.