Pacquiao fiton pas 12 raundeve ndaj të pamposhturit Thurman, rikthen titullin

Manny Pacquiao është bërë kampioni në WBA Super në moshën 40-vjeçare, duke fituar ndaj të pamposhturit në ‘welterweight’ apo peshë pak më e rëndë se e mesmja, Keith Thurman, me vendim të gjyqtarëve në ndeshjen e zhvilluar në Las Vegas.

Thurman u rrëzua në raundin e parë, por një luftë emocionuese dhe e fortë u zhvillua deri në fund.

Amerikani, 30-vjeçar, kishte kërkuar fitoren e tij të 30-të në karrierë, por nuk e arriti pasi Pacquiao ishte më i qëndrueshëm dhe fitoi.

Dy gjyqtarë favorizuan Pacquiaon duke dhënë rezultat 115-112, ndërsa tjetri dha rezultatin 114-113 në favor të Thurmanit.

Pacquiao – një kampion i botës në tetë pesha – po luftonte për herë të 71-të në një karrierë të shkëlqyer që ka parë shtatë humbje, por me katër nga ato humbje që vijnë në 11 ndeshjet e tij të fundit para takimit me Thurman.

Thurman kishte një avantazh në peshë dhe moshë mbi Pacquiaon, por po e ndiqte luftën që nga fillimi dhe filloi të rrjedh gjak nga hunda në raundin e pestë.

Ai u rikthye në mes të luftës, por Pacquiao ishte më i mirë duke fituar në disa nga raundet e fundit dhe ndeshjen.

Boksieri filipinez – një senator në atdheun e tij – tani mund të përballet me Amir Khan të Britanisë. Javën e kaluar ai mohoi pretendimet se një marrëveshje për një meç në Arabinë Saudite ishte arritur tashmë për në nëntor.

loading…