Pacquiao-Broner, ja në çfarë ore fillon meçi

Manny Pacquiao dhe Adrien Broner po zhvillojnë një duel të nivelit të lartë në MCM Grand në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Boksieri filipinas është 40-vjeçar dhe është 11 vjet më i moshuar se kundërshtari i tij, por dëshiron të dëshmojë se akoma mund të dalë triumfues.

Në 69 ndeshje të karrierës së tij profesionale që ka filluar në vitin 1995, Pacquiao ka arritur 60 fitore.

Nga ana tjetër, 29-vjeçari Broner ka arritur 33 fitore në 38 meçe të zhvilluara dhe dëshiron ta forcojë rekordin e tij ndaj Pacquiaos.

Dueli kryesor i mbrëmjes, pikërisht ai ndërmjet Pacquiao dhe Broner, do të zhvillohet të shtunën në Las Vegas me fillim rreth orës 23:00 (ndërsa me kohën tonë, rreth orës 5:00 të mëngjesit të të dielës).

Manny është kampion në kategorinë e mesme të lehtë në WBA dhe do ta mbrojë titullin e tij përballë boksierit amerikan.

“Kjo është një sfidë, sepse është dueli im i parë si një 40-vjeçar. Kam diçka për t’u dëshmuar të gjithëve se çfarë do të thotë kjo.

“Mosha është vetëm një numër. Rëndësi ka mënyra si përgatitesh dhe angazhimi i madh që bën”, ka thënë Pacquiao për këtë përballje.