Pacolli tregon se çfarë ndodhi me njohjen që paralajmëroi nga shteti afrikan

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se çfarë ka ndodhur me njohjen nga një shtet afrikan të cilin ai e paralajmëroi para më shumë se një muaji.

Në një foto të postuar në Facebook, ish-ministri i Jashtëm i ka kthyer përgjigjen një komentuesi i cili e pyeti lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se kjo pyetje duhet t’i bëhet Presidentes, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit, Albin Kurti, të cilët duhet të udhëtojnë drejt shtetit afrikan. Ai ka shtuar se delegacioni i këtij shteti ka qenë në Kosovë ku i ka pritur ai.

“Të lutem ja bëni pyetjen KM dhe Presidentes, detyra ime ka qene me ua sjellë delegacionin (ai ishte ne Kosovë, po në atë kohë unë i pata paralajmëruar) dhe tani ka mbet qe një nga dy figurat te udhetojnë për vizitë zyrtare në atë shtet për nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike (me Presidentin e atij shteti) ashtu si ishte parapare”, shkroi ai.