Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli shumë shpesh ndan përvoja personale me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Së fundmi, ai tregoi se teksa ishte në një takim, i rrethuar nga njerëz me mendje të ndritura, mendja i shkoi tek zilia, të cilën sipas tij, shumë njerëz e kanë në raport me tjetrin kur arrin diçka.

Ai thotë se sa më shumë inat ndaj suksesit të dikujt, aq më shumë dyer të mbyllura në jetë.

“Hapni dyert e zemrës suaj! Gëzohuni për suksesin e tjetrit, sepse kur festojmë për të tjerët, Zoti na jep arsye të festojmë edhe për veten”, shkruan mes tjerash Pacolli, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë: