Kryetari i AAK-së, Behxhet Pacolli përmes një shkrimi në Facebook u është drejtuar me një thirrje Kyreministrit të Kosovës Albin Kurti.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kujtuar një moment të Kryeministrit Kurti në kohën sa ky ishte në opozitë, e që gjatë protestave të asaj kohe kishin zbuluar pikturat që kishte vendosur Pacolli si donacion për objektin legjislativ.

“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat Kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook.