Pacolli priti në takim ambasadorin Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Austrisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Republikës së Austrisë në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Austrisë në Prishtinë.

Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Pacolli për raportet me Austrinë.

“Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, ka shtuar ministri Pacolli.

Ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Austrisë dhe Kosovës.

loading…