Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për media ka thënë se ka pasur një telefonatë me Milan Radojiçiq një ditë para zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, dhe se e njëjta, është zhvilluar në prani të saj dhe të kryeministrit Albin Kurti.
Kjo u mohua nga Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kurtit, madje Kryeziu e quajti të pavërtetë, raporton Ballkani.info.
Kësaj Pacolli i reagoi përsëri duke thënë se dikush në emër të qeverisë po e shtrembon të vërtetën, pasi që sipas tij për atë që po e thotë ka edhe dëshmitarë.
“Prapë po ju them, mos insistoni ma tutje, dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën, (nuk desha të them që po gënjen). Për këtë cka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë. Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka thënë Pacolli. /Ballkani.info/







