Pacolli për xhaminë: Mos u shqetësoni për ndërtimin e saj, duhet të jemi mirënjohës ndaj Turqisë

Behgjet Pacolli ka reaguar pas protestës për xhaminë në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, sipas tij duhet të jemi mirënjohës ndaj Turqisë.

“Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit. Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Xhamija e Re,

Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.