Deputetja e VV, Fitore Pacolli, është deklaruar para gazetarëve, derisa në Kuvend po vahdon seanca nga e cila pritet votimi i Qeverisë Hoti.
Pacolli e ka quajtur këtë qeveri të ‘Thaçit’ dhe kukull të tij, ndërsa ka shtuar se e vetmja qeveri që nuk ka qenë e varur nga Lista Serbe, u rrëzua.
“Është përpjekje me sjellë në pushtet qeveri ilegale që nuk përfaqson interesat e popullit, prandja për ne është qeveri ilegale dhe jolegjitime. E kemi pa se çfarë bëhet sot në Kuvend, po votohet thjesht një qeveri që me pak do ta çojë Kosovën drejt ndarjes. Kjo qeveri nuk do jetë as Thaçi 1 as 2 por do jetë vetëm Thaçi. Do jetë kryeministër kukull dhe do vendosë vetëm në atë se cfarë do t’i thotë Thaçi”.
“E vetmja qeveri që nuk varej nga lista serbe, u rrëzua. Kjo qeveri është kudnër vullnetit të popullit dhe nuk do të ketë mundësi… Nuk kemi shku në kuvend sot sepse konsiderojmë se është qeveri ilegale”.
Ajo i ka quajtur të pashmangshme protestat si masa për ta shprehur pakënaqësinë.
“Do t’i kemi të pashmangshme edhe protestat. E kemi bë të qartë se nuk kemi thirrë protestë për sot. Kjo protestë sot është e qytetarëve”.
Ajo ka thënë se nënshkrimet e mbledhura nga peticioni do të dërgohen edhe jashtë Kosovës.
“Po mbledhin nënshkrime nëpër qendër dhe lagje të qytetit. Brenda pak ditëve do të mbledhim më së shumti nënshkrime të çfarëdo peticioni që është realizuar ndonjëherë. Këto nënshkrime i adresojmë ku të mundemi, por edhe në institucione jashtë shtetit sidomos në BE. Ta shohin se vullneti i qytetarëve është ndryshe nga ajo që po kontrabandohet në Kuvendin e Kosovës Kjo klasë politike është e korruptuar”, tha Pacolli.







