Pacolli: Koalicioni Nisma-AKR aktualisht i ka 5.05%, skandal numërimi i votave nga Serbia

Kryetari AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur skandal numërimin e votave të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Sipas tij, ky skandal mund t’i kushtojë Kosovës

“Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun. Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota”, ka thënë Pacolli, raporton Ballkani.info.

Sipas tij, kjo është një shkelje e ligjit dhe ata do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave.

“Beogradit dhe Vuçiqit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetetar”, ka thënë në fund Pacolli. /Ballkani.info/

loading…