Nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së Egzon Pacolli, ka publikuar një video të një are të papunuar, për të cilën ka thënë se janë dhënë 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, por se toka ka mbetur batall.

Derisa ka bërë pyetje se ku kanë përfunduar fondet e  grantit prej 100 mijë eurosh, të marrë nga Ministria e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministri Peci që ta publikojë listen e përfituesve për vitin 2024 për arra dhe lajthia.  

Postimi i plotë:

Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:

A është punuar ndonjë gjë tashmë dy vjet?

Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?

Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.

Pse nuk po e publikon?

Çfarë po fsheh?

7 raste 700 mijë euro.

Vazhdon…