Behgjet Pacolli

Pacolli: Gërvalla na ka fshirë nga MPJ, le të heq dorë edhe nga komoditeti aty që e kam paguar privatisht

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan se ministrja Donika Gërvalla, ka fshirë çdo dëshmi në MPJ, se ‘para saj mund të ketë pasur ministra të tjerë aty’.

Lidhur me këtë, pati shpërthyer një debat edhe vitin e kaluar, pasi shihej që znj.Gërvalla kishte fshirë biografitë e paraardhësve të saj në MPJ.

Pacolli shkruan:

Shumë interesante!😡😡😡

Zonja Gervalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj.

Nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografive, aktiviteteve dhe kohën kur kanë vepruar ministrat tjer në këtë Ministri.

Ky fakt arrogant, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht.