Pacolli: Çerdhet dhe kopshtet në Prishtinë po dezinfektohen, nesër do të jenë të gatshme

Në komunën e Prishtinës nesër pritet të rihapen çerdhet dhe kopshtet.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e çerdheve dhe kopshteve për fëmijët nga 0 deri në 5 vjeç.

Mirëpo një vendimi i tillë nuk është respektuar sot nga komunat e Kosovës.

Lexo edhe: 

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli tha se sot janë duke bërë dezinfektimin e çerdheve dhe kopshteve.

“Sot jemi duke dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje”, tha Pacolli, raporton KP.