Paa, shihni çfare humbi Bale në debutimin për Tottenham VIDEO

Gareth Bale nuk e ka nisur mbarë aventurën te Tottenham.

Ishi i Real Madridit debutoi të dielën mbrëma kundër West Ham United, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 73’, kur rezultati ishte 3-0.

Ai pati një mundësi të artë për ta dërguar topin në rrjetë për rezultatin 4-0, por çuditërisht, nga një pozitë shumë e mirë, Bale gaboi.

Kjo i kushtoi, pasi Tottenham më pas pranoi tre gola, për të marrë vetëm një pikë nga ndeshja që pas vetëm 45 minutave lojë, u mendua se pikët janë të vendasve.