Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk po e gjen asnjë sukses të vetin si ministre për t’u mburrur. Në mungesë të sukseseve të Ministrisë së Drejtësisë, ajo po lavdërohet me të arriturat e Ndërmarrjeve Publike. 

Haxhiu e ka publikuar në Facebook një grafikon, ku thotë se Trepça për herë të parë nga paslufta ka arritur sukses pozitiv, shkruan Demokracia.com.

Haxhiu që nuk mund t’i përmendet ndonjë sukses edhe përkundër që erdhi në pushtet me premtime të mëdha për veting në drejtësi, konfiskim të pasurisë së paluajtshme.

Asaj së fundmi i kanë shpërthyer shumë skandale.

Muajin e kaluar 12 mostra të Astrit Deharit, aktivistit të  Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, vetëm tre persona kishin qasje në vendin ku ruheshin mostrat tash e sa vjet.

Po ashtu, Demokracia.com raportoi se Albulena Haxhiu i bëri favore frizerit të saj duke ia punësuar gruan në Ministrinë e Drejtësisë.