Besnik Bislimi

Pa marrëveshje në Bruksel, Bislimi e quan “takim koti”, javën e ardhshme do të udhëtojë sërish atje

Ka përfunduar pa sukses edhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ata pa ndonjë rezultat do të kthehen nga atje, ku shkuan me synimin e arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e dinarit.

Nuk ka pasur takim trepalësh, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak e ka quajtur “takim koti”.

Pas takimit, Bislimi tha se pala serbe shkoi në kryqendrën europiane pa ide për trajtimin e një propozimi fillestar nga ndërmjetësi Lajçak.

Petkoviq, ndërkaq tha se bëri gjithçka për ta gjetur një zgjidhje dhe se kishte “një propozim konstruktiv” që sipas tij, Lajçak e vlerësoi si “shumë të mirë për vazhdimin e bisedimeve”.

Javën e ardhshme, Bislimi e Petkoviq pritet të udhëtojnë sërish drejt Brukselit me synimin për arritjen e një marrëveshjeje.

VIDEO BONUS: