Superliga

Pa fitues në Prizren, Liria dhe Fushë Kosova luajnë baras

Nuk ka sjell fitues dueli i dy skuadrave të fundit në tabelë Liria dhe Fushë Kosova që u mbyll baras 0-0.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste shënimi, por pa arritur që topi të futet në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll baras 0-0, përkundër rasteve që krijuan futbollistët e dy skuadrave.

Në minutën e 85-të, Fushë Kosova kishte rastin e artë për fitore, por Florent Hajdari dështoi të shënonte nga penalltia.

Deri në fund më gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë në paqe 0-0.

Liria vazhdon të mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë, derisa Fushë Kosova është e parafundit me 12 sosh.

Në ndeshjen e radhës Liria luan në udhëtim te Prishtina, derisa Fushë Kosova pret Dritën.