Fubollisti i Arsenalit

Ozilit i duket qesharake etiketimi si një lojtar përtac

Qëndrimi i qetë i Mesut Ozil shpesh nxit krtika në drejtim të tij, por futbollisti turko-gjerman nuk pajtohet me diçka të tillë teksa thotë se është gjithmonë i motivuar.

Ozil është “goditur” nga opinioni në Gjermani për mos angazhim, ndërsa edhe starti i sezonit te Arsenali nuk ishte pozitiv, por paraqitja në fitoren e fundit në Premier League ndaj Leicesterit ka rikthyer entuziazmin për lojën e 30 vjeçarit.

“Vetëm qesh kur ndëgjoj gjëra të tilla. Unë nuk jam më i ri, luaj futboll profesionist prej moshës 16 vjeçare, dhe njerëzit prej asaj kohe, ose më duan ose nuk më duan. Por unë nuk i ndëgjoj këta njerëz, fokusohem vetëm te trajneri. Jam një njeri i qetë, ndonjëherë në fushë jam shumë emocional kur gaboj sepse dua që të bëjë më të mirën për klubin. Shpresoj që në fund të sezonit të fitojmë ndonjë trofe”, nënvizoi Ozil.

Ozil pati fjalë pozitive edhe për trajnerin e “The Gunners”, Unay Emery duke e vënë theksin te mirëkuptimi që ka me të ndërsa tha se kanë kualitet për të arritur më shumë vendi i katërt.