Ozil tregon përkushtimin e tij për Arsenalin duke cituar legjendën e klubit

Mesut Özil është kthyer në një problem tek Arsenali. Lojtari gjerman, më i paguari në ekip, ka humbur nga formacioni.

Flitet se ai nuk po kalon një formë të mirë sportive, ndaj klubi i Londrës ka menduar edhe për ta huazuar. Një opsion, që futbollisti nuk e pëlqen aspak. Të premten vonë ai hodhi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, duke shpjeguar situatën.

“Kur filloni të mbështesni një klub futbolli, nuk e bëni këtë për shkak të trofeve, të një lojtari apo historie. Ju e mbështesni atë, sepse e keni gjetur veten atje; gjetët një vend, të cilit i përkisni”, – shkruan gjermani, duke cituar Dennis Bergkamp, mitin e madh të “Topçinjve”.

https://twitter.com/MesutOzil1088/status/1096485650168233985/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fzil-mesazh-arsenalit-permes-dennis-bergkamp-jam-ne-vendin-qe-i-perkas

Unai Emery ndihet shumë i frustruar me Ozil, pasi ka provuar gjithçka për ta rikthyer në formën e tij të madhe për ekipin. Përveç emërtimit si kapiten, trajneri spanjoll i ka dhënë disa mundësi. Megjithatë, Ozil nuk e ka merituar ende formacionin titullar.

Këtë sezon, ai nuk ka marrë pjesë në gjysmën e ndeshjeve të Arsenalit. Në fillim të dhjetorit pati probleme lëndimesh, ndërsa këtë javë ishte gati të luante, por Emery nuk e aktivizoi ndaj Bate Borisov për asrye taktike.