Mesfushori i Arsenalit
Ozil riaftësohet nga lëndimi, i gatshëm për ndeshjen me Qarabagun
Arsenali ka qenë pa shërbimet e Mesut Ozilit në katër ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në shpinë, por mesfushori turko-gjerman është rikthyer në stërvitje.
Ozil do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme që “The Gunners” e zhvillojnë në “Emirates” përballë Qarabagut në Europa League.
30 vjeçari ka munguar në sfidat e fundit të Arsenalit ndaj Vorsklas, Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Huddersfieldit, ndërsa për herë të fundit Ozil ka qenë në dispozicion të trajnerit Unay Emery në fundin e muajit nëntor kundër Bournemouthit.
Së bashku me Ozil është rikthyer edhe mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, i cili mungoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar me Huddersfieldin.
Gjithsesi në dyshim mbetet prezenca e mbrojtësit nga Gostivari, Shkodran Mustafi që vuan nga një shqetësim në kofshë.
Arsenali e ka siguruar vendin e parë në grupin E të Europa Leagues, derisa ndaj skuadrës azere do të synojë të e çojë në 22 numrin e ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.