Ozil i “futet” politikës? Del në përkrahje të Erdoganit

Futbollisti, Mesut Ozil, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, i ka dhënë mbështetje presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan.

Ozil ka postuar një fotografi së bashku me presidentin Erdogan në profilin e tij në Twitter, ku ka shkruar:

”Jemi gjithmonë me ju zoti President”.

Nuk dihet ende nëse Ozil do ti futet politikës, pasi gjatë muajit mars ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli në moshën 34 vjeçare.

Ish-futbollisti i Gjermanisë, së fundi ishte pjesë e skuadrës turke Basaksehir./IndeksOnline/