Ozil e Kolashinac nuk luajnë ndaj Newcastlet për shkak të sigurisë

Dy yjet e Arsenalit, Mesut Ozil e Sead Kolashinac nuk do të jenë pjesë e ekipit në xhiron e parë të edicionit të ri të Premier Ligës.

Sipas BBC-së, të dy lojtarët do të mungojnë në përballjen e së dielës ndaj Newcastlet për shkak të “incidenteve të sigurisë që po hetohen nga policia”.

Ditë më parë, lojtarët ishin cak i disa hajdutëve me të cilët Kolashinac luftoi me grushte në një rrugë të Londrës.