Ozil e ka ditur më herët për Kolasinacin: Nëse do të bëja sherr do ta thërrisja Seadin

Sulmi me thika dhe tentimi për t’ia vjedhur makinën Mesut Ozilit ka bërë bujë në media, ku shoku i tij i skuadrës Sead Kolasinac u kacafyt me sulmuesit.

Turku dhe boshnjaku duken sa janë miq të mirë dhe shumë shpesh lëvizin bashkë.

Ozil i beson shumë Kolasincit dhe këtë e kishte konfirmuar edhe në një intervistë para një kohe dhënë në kanalin e klubit.

Në pyetjen se kë do ta thirrje po të bëjë zënkë, Ozil dhe Aubameyang u përgjigjën njëjtë: Sead Kolasinacin.

Të dy thanë së është djalosh i fortë dhe luftëtar.

Dyshja pas sulmit ishin strehuar përkohësisht në një restorant derisa ka ardhur policia.

loading…