Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte ka qenë e pranishme në programin solemn “Ditët e Ulqinit-Folkori i Ulqinit”, i organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë.

E para e shtetit para të pranishmëve ka thënë se qyteti i Ulqinit është destinacioni i preferuar i familjes.

“Në familjen tonë mundohemi të gjejmë kohë t’i vizitojmë të gjitha lokalitet shqiptare. E vërteta qëndron kështu nga të gjitha vendet që kam vizituar deri më tani, Ulqini zë vendin e parë dhe është destinacioni i preferuar i familjes sonë”, ka thënë ajo, raporton Ballkani.info.

Osmani ka treguar se edhe vajzat e saj kanë një dashuri të madhe për qytetin bregdetar.

“Besojë që ky është vlerësimi më i sinqertë për çdo gjë që thash deri më tani dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe dy vajzat e mija Anda dhe Dua të cilat mesi presin ta vizitojnë Ulqinin sërish dhe arsyeja pse kanë ardhur sonte në këtë darkë se zakonisht ju duken këto darka ju dukën pak monotone, por sonte kanë dashur për shkak të dashurisë së tyre ndaj Ulqinit”, ka thënë ajo.

Shefja e shtetit e ka bërë me dije edhe bashkëpunimin e mirë mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Gjersa vazhdojmë të hapum kapituj të rinj mesë qytetarëve dhe vendeve tona është thelbësorë që të investojmë në projekte që edukojnë breza të rinj mbi vlerën e shquar të kësaj marrëdhënie që u mundësojnë atyre të përjetojnë sinqeritetin e raporteve dhe lidhjes në mes vende”, ka përfunduar Osmani. /Ballkani.info/