Takim

Osmani takohet edhe me Nikollën, në fokus forcimi i demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Osmani, theksoi se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë.

“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë”.

“Falënderoj për diskutimet përmbajtjesore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”.