Osmani: S’ka paqe nëse qytetarët nuk ndihen të sigurt të lëvizin në çdo cep të Kosovës

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptar në Mitrovicën e Veriut. Ajo ka thënë se nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme e as stabilitet nëse njerëzit në çdo cep të Kosovës nuk ndihen të lirshëm për të jetuar e për të lëvizur.

“Njëzetë e një vjet më parë, më 3 e 4 shkurt struktura paralele të dirigjuara nga shteti i Serbisë vranë në Mitrovicë 10 qytetarë shqiptarë, i plagosën 25, teksa i dëbuan nga shtëpitë e tyre 1564 familje.

Dy dekada më pas, kujtimi për civilët jeton bashkë me brengën për ata që më nuk arritën të kthehen në vatrat e tyre”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Ajo ka shtuar tutje se koha është që tërësia territoriale e Kosovës të mos jetë vetëm në letër, por edhe në praktikë. Për një Kosovë në të cilën krimet nuk mbeten statistika në raporte, por trajtohen në organet e drejtësisë!

“Që historia e 3-4 shkurtit kurrë më të mos përsëritet, nevojitet vendosmëri dhe guxim shtetëror për ta garantuar sigurinë e secilit qytetar të Kosovës, në çdo cep të saj.

Qoftë i paharrueshëm kujtimi për civilët shqiptarë të varë me 3-4 shkurt!”, përfundon komunikata.