David Cameroon

Osmani për takimin me Cameroon: Folëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, paqen e sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në presidencë kreun e diplomacisë britanike, David Cameroon.

Osmani ka thënë se është shumë e lumtur për vizitën e Cameroon në Prishtinë, duke treguar se në takim kanë diskutuar për bashkëpunimin produktiv në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu shefja e shtetit ka thënë se kanë folur edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përkushtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses