Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës së paparalajmëruar që po zhvillon në Washington.

Osmani ka thënë se me Administratën Trump synojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha si mbrojtjen, investimet strategjike si dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcmimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tone”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se me Mast ka folur për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara –që ka thënë se është një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.