Vjosa Osmani

Osmani në takim me Sarrazinin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim, Osmani e ka theksuar rëndësinë vendimtare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Osmani ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Gjithashtu diskutuam për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, si dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon”, ka thënë presidentja.

VIDEO BONUS: