Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me përfaqësuesit e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së.

Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbisë dhe tema të tjera.

Siç është bërë e ditur, Osmani ka shkuar për takim me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.