Osmani: Mos ta shohim më kurrë fotografinë e 14 burrave që përfaqësojnë Kosovën në Bruksel

Gratë deputete kanë kërkuar që të jenë pjesë e diskutimeve edhe në temat që kanë rëndësi politike e nacionale për vendin, pasi sipas tyre, ato ftohen në debate vetëm kur temat kanë të bëjnë me gratë. Madje kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kërkoi që gratë të përfshihen edhe në dialogun me Serbinë, duke uruar që kurrë më mos të paraqiten 14 burrat në një fotografi në Bruksel, siç ka ndodhur me herët.

E këto kërkesa deputet e Kosovës i adresuan në kuadër të konferencës “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me media”, e cila është organizuar nga Grupit për Ballkan.

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani derisa ka folur për fuqizimin e grave deputete, tha se në zgjedhjet e 6 tetorit, këto gra kanë qenë fituese. Ndërsa historike e ka quajtur përfaqësimin e grave edhe në qeveri kur nga gjithsej 15 ministri, 5 prej tyre udhëhiqen nga gratë.

Ndonëse e konsideron si sukses përfshirjen e grave deputet pa ndihmën e kuotë gjinore, Osmani thotë se kuota gjinore nuk duhet të largohet dhe se largimi i saj mund të ndodhë vetëm kur ka një përfaqësim prej 50 për qind të grave në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës theksoi se nëse nuk do arrihet që këto gra përmes zërit të tyre të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë sonë, suksesi i tyre do mbetet vetëm si numër.

“Ndoshta edhe shumë burra në politikë nuk do të pajtoheshin, por fitueset e vërteta të këtyre zgjedhjeve janë gratë për shkak të fuqizimit të tyre institucione në këtë mandat. Në zgjedhjet parlamentare gratë shënuar rekorde në secilin aspekt si për nga rezultatet ashtu edhe për nga përfaqësimi në institucione. Sepse numri i grave të zgjedhura në Kuvend pa ndihmën e kuotën gjinore është i larti ndonjëherë nga 39 gra, 29 janë zgjedhur pa kuotë gjinore që përbënë numrin më të lartë ndonjëherë…Kurse në Qeverinë e Kosovës kemi një përfaqësim më të madhin ndonjëherë me 33 për qind të grave, ku nga 15 ministri, 5 udhëhiqen nga gratë. Por unë mendoj se kjo mund të mbetet vetëm numër nëse secila prej nesh që përfaqësojnë zërin e qytetarëve nga këto institucione dhe secila që është emëruar në Qeverinë e Kosovës dhe në poste udhëheqëse nuk arrijmë që të gjejmë zgjidhje për problemet e shoqërisë sonë, e në veçanti nuk arrijmë që të gjejmë zgjedhje të grave dhe vajzave”, theksoi Osmani.

Osmani e cila është gruaja e parë e zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar që zëri i gruas të dëgjohet edhe kur flitet për tema të mëdha për vendin.

Kritika pati edhe për organizata duke thënë se në temat politike e rëndësishme për vendin ftohen burrat e partive politike për diskutim pavarësisht pozitës së tyre, dhe anashkalohen gratë.

“Zakonisht ne ftohemi në tryeza vetëm kur flitet gratë, ftohemi në tryeza ta zëmë vetëm kur flitet për rolin e grave në dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo kur flitet për dialogun Kosovë-Serbi, në kontekst shumë të rëndësishëm politik, ftohen gjithmonë burrat e partive tona, edhe nëse nuk e kanë rolin kryesor në parti për temën e dialogut ftohen burrat, nuk ftohen gratë….Dialogu ka pasur sukses në ato vende ku gratë kanë qenë në tavolinë dhe unë shpresoj se së paku në këtë mandat mos ta shohim më, madje mos ta shohim më kurrë fotografinë e 14 burrave që shkojnë në Br uksel ta përfaqësojnë Kosovën. Dhe u bë thirrje të gjitha grave deputete që nëse ka një synim të tillë të bëhemi të gjitha bashkë që mos ta lejojmë. Nuk ka rëndësi nëse burrat janë të partive tona, ka rëndësi që të parandalohet një imazh që nuk është i Kosovës”, deklaroi kryeparlamentarja Osmani.

Në mbështetje të Osmanit doli edhe ambasadori i Kanadasë në Kosovës, Alvan Bowman i cili tha se të gjitha negociatat ndërkombëtare kur kanë edhe përfshirje të grave kanë epilog më të mirë.

“Çka do që mundemi me bë në aspektin ekonomik, promovimi i sigurisë apo luftimi i ndryshimeve klimatike apo sido që janë vendosni emrin prioriteteve zhvillimore nëse e bëni me barazi gjinore dhe me lentën e fuqizimit gjinor e bëni më mirë dhe kjo shkon edhe përte j kësaj. Dhe kjo është kuptuar kohëve të fundit në Kanada se kjo nuk është vetëm politik zhvillimore por është e dhe politik tregtare dhe gjithçka që lidhet me politikat e jashtme. Dhe siç e tha edhe kryetarja e Kuvendit, negociatat ndërkombëtare që përfshijnë edhe gratë kanë tendencë që të kenë epilogë më të mirë“ ,theksoi Bowman.

Kurse, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku duke folur për fuqizimi i grave në shoqërinë kosovare, tha se kuota gjinore nuk mund të largohet deri kur kemi përfshirje deri 50 përqind të grave në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe ne si deputet por edhe asamblistet kanë nevojë për trajnime shtesë që të dinë në mënyrë të mirëfilltë të monitorojnë dhe të gjitha ministri veç e veç a e bëjnë implementimin në politika t e veta sektoriale a e kanë theksin tek buxhetimi gjinor i përgjithshëm. Sepse ne jemi ato që jemi çdo ditë në kontakt me qytetar si asamblistë si deputet ne nuk jemi ato që jemi zhveshur nga realiteti në punën tonë kontaktojmë me qytetar i dimë nevojat e tyre”, tha nënkryetarja e LVV-së, raporton KosovaPress.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se Kosova ka shënuar progres në përfaqësimin e grave në pozitat udhëheqëse në kabinetin qeveritar, por dhe në parlament.

Por Deliu thotë se vendi jonë vazhdon të jetë një ambient ende jo i lehtë për gratë, sidomos në nivelin lokal, për çka kërkoi që sanksionet karshi atyre që nuk e respektojnë kuotën gjinore të rriten.

“Kosova shoqëria kosovare ka shënuar progres në votën dhe përgjegjësinë që iu ka dhënë grave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Unë pres që kjo të reflektohet edhe në nivelin lokal ne vitin e ardhshëm do i kemi zgjedhjet lokale dhe besoj shumë që ky trend i mirë i përfaqësimit të grave në institucione dhe pozita të rëndësishme të përfshihet edhe në nivelin lokal. Kosova e ka humbur rastin të ketë një kryetare grua pas zonjës Kusari-Lila besoj shumë që partitë politike do e kenë atë vullnet që të vendosin gra kandidate serioze në komuna të rëndësishme”, theksoi ajo.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me media”, u financua nga Fondi i Kanadasë për Iniciativat Lokale, qëllimi i të cilës është mbyllja e hendekut të komunikimit midis grave vendimmarrëse në nivele të ndryshme të shoqërisë.