Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në asnjë takim që ka pasur me përfaqësuesit e ShBA-së nuk i është thënë janë kundër hapjes së Urës, madje siç ka thënë ajo, ky shtet e mbështet atë.
Mirëpo, Osmani ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, “në momentin më të volitshëm”.
Ajo ka kërkuar që plani i zbatimit të bëhet në bazë të vlerësimeve të institucioneve të Kosovës dhe aleatëve të saj, teksa ka theksuar se paqja dhe siguria e shtetit mbrohet edhe nga institucionet por fuqishëm edhe nga ShBA-ja.
Osmani ka thënë se për hapjen e urës nuk duhet të pyetet Serbia, ndërsa për zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se nuk e pyet Serbinë kur i kalon urat në shtetin e tij.







