Vjosa Osmani

Osmani: Falë Ilaz Kodrës dhe mbi 3 mijë dëshmorëve të UÇK-së jemi të lirë, në shtëpi, në Republikën tonë

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të UÇK-së Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorë e martirë që ranë në Drenicë për lirinë e Kosovës më 30 prill 1999-të.

Në fjalën e rastit presidentes Vjosa Osmani, tha se heroi Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

“Bashkë me të jo vetëm që themeluan bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zhvilluan trajnime në Shqipëri, për të qenë gati për ta mbrojtur atdheun”, tha Osmani.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha ajo.

E para e shtetit theksoi se Kosova ishte viktimë.