Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një fotografi nga New Yorku, ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se është në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.







