Osmani dhe Kurti lule te varri i Rugovës: Kujtojmë përkushtimin, qetësinë dhe durimin e tij institucional

U.D e Presidentes, Vjosa Osmani dhe lideri i VV-së, Albin Kurti kanë dërguar kurora lulesh tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes së ideatorit dhe arkitektitit të Pavarësisë.

Me këtë rast Osmani tha se jemi këtu për ta nderuar kujtimin e presidentit historik, njeriut që i bëri bashkë shqiptarët për kauzën e lirisë dhe pavarësisë.

“Njeriun që ndërtoi ura dhe miqësinë me shtet që na qëndrojnë pranë. I përjetshëm kujtimi për të, themelet që ndërtoi, përgjithmonë do të mbesin si udhërrëfyes”, tha ndër të tjera Osmani.

Ndërsa, Kurti tha sot kujtojmë presidentin e parë të Republikës, duke kujtuar insitimin e tij politik dhe përkushtimin institucional.

“Bashkë me presidenten Osmani erdhëm për t’i vënë një kurorë me lule të freskëta, presidentit të parë dhe njëkohësisht presidentit të parë për çlirimit, duke kujtuar përkushtimin e tij institucional dhe qetësinë, durimin dhe institimin e tij politik dhe institucional”, tha kandidati për kryeministër nga VV.