Osmani dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s, të cilën e pranoi komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Me këtë rast, presidentja Osmani tha se këtë çmim e ndajnë si shenjë falënderimi për zhvillimin dhe avancimin e ushtrisë së Kosovës si dhe për kontributin e çdo ushtari amerikan.

Ndërsa gjeneralmajor Benjamin Corell u shpreh i nderuar për nderimin që i ka bërë Kosova ushtrisë amerikane.

“Jam i nderuar që jam personi që në emër të ushtrisë amerikane jam këtu për të marr këtë çmim. Ne jemi miq dhe aleat të gjatë dhe partneriteti mes neve nuk ngjanë me askënd në botë”, tha ai.