Osman Musliu flet për LGBTI, thotë se nuk është zhvillim ta marrësh çdo gjë  nga Perëndimi

Dje, komuniteti LGBTI organizoi, “paradën e krenarisë”. Qindra persona ishin mbledhur në sheshin, “Skenderbeu”, për të marshuar në mbrotjen e të drejtave të komunitetit LGBTI.

Reagimet ishin nga më të ndryshmet – poztive dhe negative, raporton Ballkani.info.

Imami i Drenasit, Osman Musliu për Ballkanin.info tha se nuk është zvhillim “të marrësh çdo gjë nga Perëndimi”.

“Unë problemin me këto organizime e shoh nga këndi i kopjimit te gjërave pa i kuptuar fare. Po me duket se emancipimin dhe demokracinë i kemi kuptuar gabim. Nuk është zhvillim ta marrësh çdo gjë  nga Perëndimi dhe të mundohesh ta pasosh verbërisht. Problemi me këtë kategori njerezish nuk është një përparim i Perëndimit por një rezultat i shumë zhvillimeve shekullore atje. Ne e dijmë shumë mirë gjendjen e jetës familjare në Perëndim”.

Më tutje, Musliu shpreh mendimet e tij për “problemet e perëndimit”. Sipas tij Kosova kërkon integrimin në Bashkimin Europian(BE), poqë problemet e shteteve të BE-së dallojnë nga problemet e shoqërisë kosovare:

“A e dini se shumica e fëmijëve atje rriten pa ngrohtësi familjare! A e dini se jetesa bashkëshortore nuk kalon disa vite tek çiftet atje si rezultat i divorcëve të shumta! A e dini numrin e madh të pleqve që vitet e fundit të jetës i kalojnë në shtëpi të pleqve pa përkujdesjen e fëmijëve! Këto edhe shume probleme tjera janë probleme të Perëndimit të cilat ata mendojnë dhe bëjnë studime si t’i zgjidhin. Vet fakti se shtetet perëndimore pranojnë mijëra të rinjë për të punuar tregon se ata kanë nevojë për njerëz të rinjë për shkak të këtyre problemeve të lartëpërmendura. Ndërsa ne nuk kemi nevojë që këto probleme të tyre t’i importojmë pa meduar fare vetëm pse na vijnë nga Perëndimi. Ne jemi shoqëri e re për nga popullësia që kërkon të integrohet në Bashkimin Evropian. Problemet tona janë krejtësisht të ndryshme me shumicën prej shtetëve në këtë bashkësi. Kështuqë mendoj se duhet të ulemi dhe të mendojmë seriozisht për këto probleme dhe të mundohemi t’i zgjidhim sa më parë. Edhe këtë organizim e shoh nga kjo perspektivë. Është një çështje që nuk përkon me realitetin tonë shoqëror. Një organizim i importuar nga jashtë për perfitime ekonomike, politike etj”, u shpreh Musliu.

Imami Drenasit, trajtoi dhe çështjen e dispozitave islame në raport me komunitetin LGBTI

Dispozitat Islame janë të qarta në lidhje me këtë çështje. Është një veprim i ndaluar. Kjo është një dispozitë që nuk mund të ndryshohet sipas rrethanave kohore apo hapësinore. Sikurse nuk mund të ndyshohen shumë dispozita tjera si alkooli, bixhozi, zinaja etj. Sot ne jetojmë në një kohë kur marrëdhniet jashtë-martesore shihen si normale dhe të pranueshme. Por ne si muslimanë besojmë se zinaja është njëri prej veprimeve të ndaluara. Gjithashtu jetojmë në një botë ku alkooli është prej pijeve të preferuara. Por dispozitat islame në lidhje me këtë çështje janë të qarta dhe të prera”, tha ai.

Musli beson në lirinë e njeriut – duke shprehur kundërshtim me promovimin publik të këtyre fenomeneve, duke dyshuar në prapavija të ndryshme:

“Kështu që secili njeri është i lirë të besoj dhe veproj çfarë dëshiron përderisa nuk e cenon të drejtën e tjetrit. Por kjo liri nuk e largon një veprim nga të qenurit i ndaluar fetarisht nga dispozitat fetare. Për këtë arsye  unë kam thënë që secili është i lirë të veproj çfarë të dëshiroj në shtëpinë e tij. Mirëpo ky reklamim dhe stimulim për këto veprime sikur po me bën të dyshoj për prapavija të ndryshme”, vazhdoi Musliu.

Musliu, përfundoi me pretendimin që e njeh mirë këtë popull duke aluduar në atë që disa po shiten “mendjehapur”.

“Ndërsa për fund po ju them se më duket e njoh bukur mirë këtë popull dhe këta njerëz që po na shiten kaq mendjehapur për këtë çështje. Mos të na shiten shumë mendjehapur sepse ju njohim”, përfundoi imami i Drenasit.

Klerikët fetarë edhe në të kaluarën e kanë kritikuar komunitetin LGBTI. Sipas tyre një fenomen i tillë është rreptësisht i ndaluar dhe që duhet të kundërshtohet. /Ballkani.info/