Victor Osimhen është afër largimit nga Napoli në ditët e fundit të merkatos së verës.
Siç raporton Sky Sport, sulmuesi i Napolit tashmë ka vendosur të transferohet në Arabi Saudite, te skuadra e Al Ahli.
Osimheni pritet të nënshkruajë kontratën katërvjeçare, ku do t’i fitojë plot 40 milionë euro në vit.
Kurse, Napoli nga ky transferim do t’i mbushë arkat e klubit me plot 80 milionë euro, plus bonuset.
Kujtojmë se Osimheni ishte në bisedime edhe me skuadrën e Chelseat, por kjo e fundit nuk pranoi të paguante shifra marramendese për lojtarin nigerian







