Oriola Marashi merr vëmendje me fotosesioni e ri, shfaqet unike në veshje të ndryshme

Karriera e saj ka depërtuar edhe përtej kufijve shqiptar, ndërsa ajo po vazhdon të punoi për marka të ndryshme ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Oriola Marashi e cila edhe së fundmi ka realizuar një fotosesion tejet unik, në të cilin u shfaq elegante dhe në formë të mrekullueshme.

Modelja shqiptare realizoi setin e ri të fotografive me fotografin e njohu, Said Mhamad, ky i fundi postoi fotot në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku numëron mbi 1.9 milion ndjekës.

Oriola shihet në disa fustan të ndryshme, teksa ajo mahnit edhe me linjat joshëse të trupit për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Fotosesioni u realizua në Stamboll, atje ku modelja nga Shqipëria qëndron herë pas here me angazhime profesionale.

Në anën tjetër, kujtojmë që Oriola tash e një kohë të gjatë është imazh I markës së njohur “Guess”, me të cilën edhe ka realizuar kampanja të ndryshme. /Telegrafi/