Viktor Orban

Orban nuk do të ofrojë fonde për Ukrainën, mban lidhje me Rusinë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka kritikuar liderët e Bashkimit Evropian, siç ka thënë, për të gjitha vendimet e këqija që kanë marrë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se liderët e BE-së nuk përfaqësojnë popujt e Evropës.

Në një intervistë kryeministri populist i Hungarisë ka thënë se nga lufta në Ukrainë është duke u shkatërruar Evropa.

Qeveria e Orbanit ka vazhduar lidhjet e ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë.

Orbani ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të ndihmojë financiarisht Ukrainën në synimet e saj për të fituar luftën kundër Rusisë.

Deri në fund të vitit BE-ja do të miratojë pakon prej 50 miliardë eurove për Ukrainën, të cilat do të ofrohen për periudhën katërvjeçare.

Ndërkaq, së fundmi ka miratuar pakon ushtarake në vlerë prej 20 miliardë eurove.