Orari i xhiros së 31-të në Superligë, të gjitha ndeshjet luhen në orë të njëjtë

Në javën e 31-të, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë nga ora 17:00.

E shtunja do të na sjell shumë ndeshje interesante si për garën për titull ashtu edhe për mbijetesë. Këtë ditë do mund ti shohim dy derbi.

Në stadiumin e ‘Qytetit’ në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e Gjilanit, kurse në Prishtina e dorëzuar për titull do të jetë në udhëtim në Suharekë ndaj Ballkanit.

Për mbijetesë Trepça ’89 do të ketë punë të vështirë ndaj Llapit. Ndërsa Drenica do të ketë punë më të lehtë ndaj Vushtrrisë, kurse Flamurtari do të përballet ndaj kampionëve në fuqi, Feronikelit.

Orari i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës:

E Shtune 18.07.2020 ora 17.00

Drenica – Vushtrria

Ferizaji – Dukagjini

Trepça ’89 – Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Ballkani – Prishtina

Drita – Gjilan.