Orari i plotë i kalendarit të Shqipërisë për kualifikimet EURO 2020

U hodh sot në Dublin të Irlandës shorti për eliminatoret e Euro 2020-ës, ndërsa goglat e pozicionuan Shqipërinë e Panuccit në grupin H, së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Në orët e mbrëmjes, drejtuesit e federatave respektive u mblodhën për të miratuar edhe kalendarin e ndeshjeve, që do të startojnë në mars dhe përfundojnë në nëntor.

Kuqezinjtë do ta nisin aventurën në këto eliminatore pikërisht më 22 Mars ndaj Turqisë, në Shqipëri, për ta mbyllur po në shtëpi, me dy ndeshje radhazi, fillimisht ndaj Andorrës dhe më pas ndaj Francës. /SS/

Shqipëri-Turqi – 22 Mars 2019

Andorra-Shqipëri – 25 Mars 2019

Islandë-Shqipëri – 8 Qershor 2019

Shqipëri-Moldavi – 11 Qershor 2019

Francë-Shqipëri – 7 Shtator 2019

Shqipëri-Islandë – 10 Shtator 2019

Turqi-Shqipëri – 11 Tetor 2019

Moldavi-Shqipëri – 14 Tetor 2019

Shqipëri-Andorra – 16 Nëntor 2019

Shqipëri-Francë – 19 Nëntor 2019