Cr7

Ora me 424 diamante e Ronaldos, mësoni sa kushton (FOTO)

Ylli portugez ka dhënë intervistën para ndeshjes me Manchester United.

Cristiano Ronaldo doli para gazetarëve mbrëmë ku foli për sfidën e ditës së sotme, atë mes Manchester United dhe Juventusit.
Në këtë konferencë për shtyp, ylli portugez u paraqit me një orë me diamante që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në një hulumtim të bërë është zbuluar se ora është e markës Jacob&Co e gamës Caviar Tourbillon dhe ka plot 424 diamante. Kjo orë vlerësohet diku rreth 2 milionë euro, derisa Ronaldo është ambasador i këtij brendi që nga viti 2013, ku shpeshherë ka reklamuar orët e shtrenjta.