Zdravko Ponosh

Opozitari serb: Vuçiq u tërhoq nga Kosova, tash bën politikë me ushtrinë për konsum të brendshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar tërheqjen e Serbisë nga Kosova dhe për ta mbuluar këtë tërheqje po e përdor temën e ushtrisë dhe të shërbimit ushtarak si kamuflim, ka thënë kryetari i Partisë “Qendra e Serbisë”, gjenerali Zdravko Ponosh.

Ai pohoi se “ngritja e temës së rikthimit në shërbimin e rregullt ushtarak në fakt shërben për të larguar vëmendjen e publikut nga tema të tjera”, duke aluduar në marrëveshjet që po zbatohen me Kosovën.

“Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën me të cilat Vuçiç pranoi të tërhiqte Serbinë nga Kosova dhe t’ia njoh shtetësinë Kosovës”, deklaroi ai për magazinën e përjavshme të lajmeve “Nedeljnik”.

“Duke gjykuar nga mënyra se si u rihap tema, do të thosha se qeveria nuk tregon synim për t’u marrë seriozisht me problemin e vërtetë – gjendjen e ushtrisë dhe po merret sërish me keqpërdorimin e temave ushtarake për të mbuluar të tjerat”.

Zdravko Ponosh

Opozitari serb ka tallur Vuçiç-in edhe për arsyetimin që dha në kthimin e shërbimit të rregullt ushtarak, duke deklaruar se “nuk është shpjeguar se si ushtria do t’i përgjigjet më me sukses ndryshimeve specifike të rrethanave të sigurisë me një kontingjent të rekrutuar që stërvitet për tre ose katër muaj”.

“Ushtria ka nevojë për profesionistë për të menaxhuar armët moderne. Trajnimi për sisteme të tilla është i gjatë dhe i shtrenjtë. Është joracionale që ushtarët të stërviten dhe të largohen nga ushtria pas stërvitjes,” tha Ponosh.

Vuçiç ka iniciuar një nismë që kërkon nga të rinjtë serb t’i kthehen shërbimit të rregullt ushtarak dhe Serbia ta këtë të detyrueshëm angazhimin e përkohshëm të të rinjve në ushtri.

Kjo me arsyetimin se për shkak të situatës së fundit dhe rrezikut të vazhdueshëm për “një luftë eventuale”.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë